‘Gjoba të padrejta’- Punonjësit e Birra Tirana në protestë: Shteti e sulmon prodhimin e vendit dhe favorizon importin. Kemi marrë borxhe për të paguar ujë e drita

Mar 13, 2023 | 12:27
SHPËRNDAJE

Punonjësit e Birra Tirana janë ngritur në protestë për shkak se kanë katër muaj pa rroga, nga gjobat e padrejta që Tatimet kanë vendosur ndaj këtij biznesi.

birra tirana punonjesit

Në një prononcim për News24, një prej punonjësve tha se ata kanë marrë borxhe për të paguar ujë e drita dhe se e vetmja gjë që kërkojnë është të rifillojë puna, dhe që qeveria të mos e sulmojë prodhimin vendas, me qëllim favorizimin e importit.

Prej 20 e ca vitesh tani ne kishim sezonin e punës që duhet të prodhinim birrë se jemi birra më e mirë shqiptare. Këto gjoba që janë vënë janë vënë në mënyrë të padrejtë. Shteti të vejë dorë e këto gjoba bien në kurrizin tonë ne do ushqejmë familjet tona, mirë ne që nuk ikim dot na detyrojnë të përcjellim kalamajtë jashtë.

I bëjmë thirrje shtetit se në vend që të nxisin prodhimin e vendit ai po e sulmon, ne jemi punëtore, kemi detyrime, kemi ujë e drita shteti na i fal ne këto? Ne dy muaj mos i paguajmë jo vetëm që na i pret por na fut dhe në burg.

Kërkojmë të drejtën tonë, ne ishim në valën e punës. Ne duam të fillojmë punë sa më shpejt.

Kemi 4 muaj pa punë e tërë këto detyrime që jemi të detyruar t’ja japim shtetit kemi marrë borxh të paguajmë ujë e drita, duke kërkuar te miqtë e shokët.

Ne duam të punojmë. Shteti e sulmon prodhimin e vendit dhe favorizon importin.
Birra Tirana është prodhim vendi, ne duam të fillojmë punë sa më shpejt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura