“Gjoba nga Tatimet e padrejtë, s’mund të ndodhë që të kemi birrë në të zezë”- Specialistja e laboratorit të ‘Birra Tirana’: Punojmë konform ligjeve, kur Qeveria rrit akcizën dyfish…

Mar 13, 2023 | 12:56
SHPËRNDAJE

Specialistja e laboratorit të fabrikës së Birra Tirana Manjola Kurrizo ka deklaruar sot në një prononcim për Neës 24 se gjoba e vendosur nga Tatimet për këtë kompani është e padrejtë pasi “mënyra e të punuarit është drejt e konform ligjeve”.

specialistja

Ajo u shpreh se gjoba është ankimuar dhe tha se çështja do të shkojë deri në Parlament, ku do kërkohet shqyrtimi i saj në Komisionin parlamentar të Ekonomisë.

“Jam Manjola Kurrizo, punoj prej mbi 20 vitesh në Birra Tirana. Edhe për mua është pa sens kjo gjobë që është bërë nga Tatimorët.

Kjo gjobë është vënë se ne bëkemi birrë në të zezë. Nuk mund të ndodhë kjo bazuar në solar. Duke marrë dhe specialistët e Doganave ato e bëjnë bazuar në lëndët e para, ato janë bazë për prodhimin. Janë këto specialistë që sjellin te inxhinierët e tyre që bëjnë gjithë matjet. Gjoba është e padrejtë, unë nuk e di shkakun por që të rrinë 4 muaj të gjithë punonjësit, për këtë gjobë, kjo nuk mund të merret seriozisht që të mbyllet kjo fabrikë vetëm për këtë gjobë.

I bëj thirrje kryeministrit, të vijë e ta rishikojë këtë cështje të sjellë specialistët, se është no sens kjo gjobë. Kjo birrë që ka eksportuar prej vitesh duke cuar dhe në Amerikë, kjo birrë nuk prodhon asnjë litër për vendin e vet.

Dua t’i bëj thirrje dhe ambasadës amerikane se ka qenë një nga miqtë më të mirë të kompanisë, si sheh ato cështjet e gjyqësorit ta shohë dhe Birrën Tirana, se jemi 150 punonjës që kemi 150 familje nga pas e jemi në pikë kaq kritike, e nesërmja e birrës është një pikëpyetje e madhe.

Përfaqësues të shtetit si është Dogana që merren me normativën vijën posacërisht pranë laboratorit tonë shohin gjithë proceisn e bëjnë gjithë analizat e më pas marrin monstrat kamionët e tyre e analizojnë e del normativa e birrës e nuk është parë e dëgjuar kjo gjë që na ndodhi ne këto 4 muaj.

Ne e kemi ankimuar këtë cështje e po presim e për këtë arsye është ky bllokim absolut i paprecedentë që ka ndodhur në birrën Tirana.

Do shkojë dhe pranë Parlamentit të analizojë në komisionin e Ekonomisë se është prodhimi vendas e është i pakët në kryeqytet, birra Tirana një nga fabribat e pakta është emblema e kryeqytetit, ajo ku identifikohet dhe emri i kryeqytetit.

Duhet rishikuar me shumë seriozitet pranë komisionit të Ekonomisë cështja e birrës sonë
dhe pranë amabsadës amerikane të jetë një përfaqësues të vijnë specialistët ekonomistët dhe inxhinierët.

Nuk e di kush ka ardhur që në bazë të solarit të nxjerrin normativën e birrës.
Momenti që ka ardhur ky aksioneri jonë, në 2020 u pa gjithë procedura u investua në teknologji e u bë normativa e re e birrës, e kjo normativë e re u vu menjëherë te Doganat
pra uli direkt normativën, dhe iu drejtua shtetit duke mos lënë asnjë shishe birrë të dalë pa pullë.

Mënyra e të punuarit drejt e konform ligjeve që kemi në kompani, duke punuar me kaq drejtësi e ndershmëri, ju vini na rrisni akcizën dyfish? Atëherë çfarë duhet të bëjmë ne më? Ku do shkojë kjo fabrikë Do shkojë në kolaps!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura