Gjoba nga FIFA, shqiptarët mbledhin para për të paguar për Xhakën e Shaqirin

Jun 25, 2018 | 21:15
SHPËRNDAJE

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i shpëtuan pezullimit nga FIFA, por u gjobitën me nga 10 mijë franga zvicerane, për festimin e tyre me simbolin e shqiponjës dykrenare.

xhaka behrami lishtajner

Po me gjobë monetare, por vetëm me 5 mijë franga, u ndëshkua edhe kapiteni i Zvicrës, Stefan Lishtajner, që gjithashtu u solidarizua me shokët shqiptarë, duke bërë shqiponjën.

Gjithsesi gjesti i tyre ka prekur dhe bërë krenarë shumë shqiptarë anembanë botës, ndaj menjëherë ka pasur edhe një nismë për të mbledhur para për të paguar gjobën e FIFA-s, për të 3 futbollistët.

Llogaria është hapur në “gofundsme”, ndërsa shuma që synohet është 25 mijë franga zvicerane, aq sa gjoba e të tre lojtarëve. Vetëm në 60 minutat e para të hapjes së fushatës, janë grumbulluar më tepër se 1000 franga, ndërsa donatorët janë thuajse të gjithë shqiptarë.

10 (1)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura