Gjoba nga burgu biznesmenit, Pajtim Serjani: E njoh se punojmë bashkë, por as e kam torturuar, as dhunuar

Apr 24, 2015 | 17:10
SHPËRNDAJE

Pajtim Serjani, i arrestuar si pjesë e bandës së gjobëvenësve të biznesmenit të kafesë ka mbajtu dje gjatë caktimit të masës së sigurisë në Gjykatë qëndrim mohues për akuzën.

Krimet e Renda

“Nuk kam lidhje me akuzën që thotë prokurori. Unë me biznesmenin kam njohje prej kohësh, pasi punojmë bashkë. Nuk është e vërtetë t’i kem bërë tortura apo ushtruar dhunë”, mësohet të jetë shprehur Serjani.

I dyshuari tjetër, Kleves Kardashi, ka përjashtuar krejtësisht veten e tij nga ngjarja. Sipas tij, e vetmja lidhje që kishte me biznesmenin ishte fakti që e blinte tek ai kafen për disa lokale në pronësi të tij.

Përmes avokatit të tij, i dyshuari Kardashi ka paraqitur disa vërtetime të depozitave bankare të tij në shifra me shumë zero dhe faktin se ishte student.

Ai ka kërkuar një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit në burg, në këmbim të garancisë pasurore, kërkesë që nuk është pranuar nga gjykata. Qëndrim mohues për akuzën kanë shfaqur dhe të dyshuarit Reçi dhe Luli.

Të dyshuarit Genci Ferhati, Arianit Luli, Klevis Kardashi, Pajtim Serjani, Ditmar Reci akuzohen për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim”.

Sipas Prokurorisë, gjatë muajit shkurt, pesë të dyshuarit dhe dy persona të tjerë ende të paarrestuar i kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dhe nën ushtrimin e dhunës për t’i marrë pasurinë biznesmenit J.B.

“Panorama” shkruante dje se pikënisja e ngjarjeve duket se ka qenë në fillim të muajit shkurt 1014, kohë kur biznesmeni me iniciale J.B., pronar i një kompanie të njohur të kafes në Tiranë ka rënë në kurth dhe ka përfunduar me armë në kokë.

Kërcënimi me armë i biznesmenit ka ndodhur në një apartamenti në katin e katërt të një pallati pranë xhamisë, në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura