Gjoba në arbitrazh prej 110 mln euro/ Rama: Francesco Becchetti nuk do të marrë kokërr leku, përkundrazi do të…

Apr 15, 2021 | 23:39
SHPËRNDAJE

Pavarësisht se Zëri i Amerikës konfirmoi pak ditë më parë se Shqipëria ka humbur përfundimisht në arbitrazh procesin gjyqësor ndaj biznesmenit italian, Francesco Becchetti me shumë prej 110 mln euro, e cila do të rritet më shpejt për shkak të shpenzimeve gjyqësore, kryeministri Edi Rama pretendon se shuma nuk do të paguhet.

Becchetti

Rama tha se Beccheti do ti “paguajë një për një dëmet që u ka sjellë shqiptarëve”, ndërsa nuk dha më tepër detaje se si biznesmeni italian do t’i kthente këto para.

-Gjoba e Beketit, 110 milionë euro nga paratë e shqiptarëve janë humbur në një proces gjyqësor. Ju keni bërë deklarata kundër Beketit. Pra ju jeni përgjegjësi

Rama: E para e punës, televizioni në fjalë nuk i ka bërë opozitë shtetit. Të tjerë i kanë bërë më shumë. Është një temë e rëndësishme, pasi Meta, Sali kanë vënë shumë shpresë te ku marifetçiu në këto zgjedhje, duke e përdorur pa pushim. Ato 110 milionë ai nuk ka për t’i marrë kurrë. Kjo nuk ka mbaruar. Se si nuk e them dot tani sepse është ndërtuar strategjia. Po ju them një gjë dhe mbajeni. Ai do paguajë një për një dëmet që u ka sjellë shqiptarëve, në rrugë gjyqësore.

Si do ta bësh këtë?

Rama: Është strategji e skuadrës që ne kemi për këtë punë. Kemi një skuadër ekspertësh, avokatësh. 110 milionë eurot e shqipotarëve ai duhet t’i harrojë se nuk ka për t’i marrë. Ne kemi pasur 4 gjyqe, kemi fituar tre. Ky i ka marrë para edhe Deutche Bank, edhe ENI-t. Për hir të së vërtetës, mbase do ta kujtosh që ajo ishte një ndërmarrje ku u rekrutuan gazetarë me rroga marramendëse. Kjo ishte e vetmja gjë.

Ta kuptoj sikletin. Ti nuk e mbaje dot se tepsia që kërkonte Beketi ishte aq e madhe. Si mund të thotë sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë “fol me Enkelejd Jotin”.

Rama: Është bisedë e nxjerrë jashtë kontekstit.

Unë nuk jam nga ata që besoj se Edi Rama ndan paratë me Beketin. Por ai këto para i ka marrë.

Rama: Ai do marrë nga ato 110 milionë euro aq sa mund të marrë ky televizioni juaj modest nga fondi i CNN.

Po flet me teori konspirative…

Rama: Nuk po flas. Lëvizjet e shahut nuk tregohen, bëhen. Po të them që kjo nuk ka mbaruar, surpriza për të do të jetë shumë e madhe.

Është vendim përfundimtar.

Rama: Nuk ka mbaruar, surpriza për të do të jetë shumë e madhe. Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Pse në shpellë do të futesh ti? Ai ka filluar të të bllokojë lekët.

Rama: Nuk është e vërtetë.

LEXO EDHE: 

Shqipëria humbet përfundimisht gjyqin, do t’i paguajë 110 mln euro biznesmenit italian

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura