“Gjoba dhe vetëm gjoba”, ankesa e një prodhuesi shqiptar në kohën e pandemisë: Shteti asnjë subvencion për 25 vite. Fugoni me kos dhe hirrë, e kontrollojnë sikur shes drogë!

Jul 12, 2020 | 23:28
SHPËRNDAJE

Nazif Tivari, administrator i kompanisë “Mozzarella Italia”, me degë në Durrës shprehet se në 25 vite punë nuk ka asnjë subvencion nga shteti shqiptar.

Nazif Tivari

“Asgjë një denigrim, asnjë subvencion ne keto 25 vjet pune prodhuese. Vetem gjoba, gjoba dhe vetem gjoba. Tani ndoshta pres per tre blloqe shenimesh me mbi shkrim FLETE POROSI, qe kontrolluan furgonin cep me cep sikur po kontrollonin per droge ne kete kohe te Covid-19”, shkruan ai ndër të tjera.

Tivari thotë se në kohë vetëm është gjobitur, ndërsa shprehet se vendlindja e tij, Tivari, prej nga ku është shpërngulur prej vitesh për t’u vendosur në Durrës është më e përparuar dhe më e drejtë në ligje.

Teksa thotë se nuk e kupton arsyen pse duhet të trajtohen në këtë mënyrë, Tivari tregon se ka qenë  në fabrikë qumështi në Itali dhe është kthyer për të punuar në Shqipëri, por sistemi ku ndjekin furgonin me kos, hirre e Vasketa nuk është i duhuri.

Reagimi i plotë:

Dy vjet me pare i ftuar ne rezidencen e ambasades italiane me rastin e festes kombetare te Italise.

Me pyeten per pagesen qe duhet ti jepnin Fabrikes Qumeshtit “Mozzarella Italia” ne Shkallnur Durres , pergjigja: U ndjeva mjaft i vleresuar nga ambasadoret e huaj qe shijuan mozzarellen e fresket te Sapo prodhuar aty dhe nuk dua asnje lek dhe u ndjeva mjaft i kenaqur , babai lart me tha , asnje lek , pagesa do te ishte minimum 500 euro , por vleresimi i tyre ishte shume me shume se 500 euro per ate mbremje . Kjo do te mbetet nje nga eventet e pa harruara si specialist prej 46 vjetesh ne industrine e perpunimit te qumeshtit .

Po sot nga shteti shqiptar cfar vleresimi kam ?

Asgje nje denigrim asnje subvencion ne keto 25 vjet pune prodhuese . Vetem gjoba , gjoba dhe vetem gjoba , tani ndoshta pres per tre blloqe shenimesh me mbi shkrim FLETE POROSI, qe kontrolluan furgonin cep me cep sikur po kontrollonin per droge ne kete kohe te Convid 19 Zoti e di do vene gjobe perseri per shenimet e flete porosise se gjetur ne furgon dhe dy Vasketa me vlere 420 lek Te zevendesuara se kish kaluar sfati skadences apo << do te bejne vleresimin me nje gjobe tjeter , pasi 45 milion lek I kam gjoba e tvsh per dy fermere prej 5 vjetesh >>

Shume me thane shkruaj tek Shqiperia qe Duam dhe kesaj rradhe shkruajta dhe pergjigjen nuk e di ?

Kenaqesia ime eshte vleresimi nga te huajt , nga studentet e bio teknologjise qe jap mesim pre 15 vjetesh , kursantet nga mbare vendi qe vijne , keta me japin ajer, fryme , te ndjej kenaqesine time e se shpejti edhe 70 vjetorin do festoj vitin e ardhshem , pa asnje subvencion , vetem vleresimi eshte futur ne kete lloj sistemi : Te zbatojme ligjet duke e rregulluar me gjoba sidomos biznesi agro perpunues.

Kam shume per te shprehur pse ky vend keshtu , pse Shqiperia ime keshtu , babai im iku nga Tivari , sot mbushen 96 vjet ne Durres ne si Tivaras , por Tivari nuk eshte keshtu me zgjidhjen e ligjeve te prodhuesve me gjoba .

Tivari ka ecur shume me perpara se ne , ndoshta pasi perzune shqiptaret i cyan ne emigration dhe i kane zevendesuar me malazez dhe kane ecur shume perpara .

Po ne jemi ne vend tone , pse te ekzistoj ky sistem me stres ,isha ne fabrike qumeshti tre vjet ne Itali , jam kthyer tek Shqiperia ime , Shqiperia qe Duam pse ky lloj sistemi , ndjekin furgonin me kos , hirre e Vasketa e mos te lene sedile pa ngritur e thene shoferit te punesuar Marenglen Xhemali , I kthyer nga Gjermania me familje e punesuar tek Mozzarella Italia : Largohu mos u afro tek makina , duke i marre patenten e detyruar te firmos e duke i thene firmos akt kontrollin se nuk te japim patenten

O Zot cfar sistemi kontrolli ne rruge Pse?Pse?

Jam i sigurte ky eshte vleresimi qe marr e nese iki nga kjo jete pa tjeter me gjoba I denigruar do largohem .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura