“Gjithmonë thonin se kishin ardhur në jetë së bashku dhe do largoheshin së bashku”- Motrat binjake vdesin nga koronavirusi 3 ditë larg njëra-tjetrës

Apr 25, 2020 | 10:10
SHPËRNDAJE

Motrat binjake kanë vdekur tre ditë larg njëra-tjetrës pasi rezultuan pozitive me koronavirus.

Infermierja për fëmijët Katy Davis, 37 vjeç, vdiq të martën në Southampton General Hospital.

Ndërsa binjakja e saj identike, Emma, një ish infermiere humbi jetën po ashtu në të njëjtin spital të premten.

“Gjithmonë thoshin se kishin ardhur në botë së bashku dhe do të ikinin së bashku,”- tha motra e tyre Zoe.

Ajo shtoi se Emma dhe Katy, që jetonin së bashku, vuanin edhe nga probleme të tjera shëndetësore dhe nuk ishin ndjerë mirë për disa kohë.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar sa të veçanta ishin,”- u shpreh Zoe.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura