“Gjithmonë do ju mbështes, por…”/ Ambasadorja e SHBA përsërit apelin për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën: Jeni pala përgjegjëse

Sep 24, 2020 | 11:48
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e SHBA në vendin tona, Yuri Kim, ka apeluar edhe një herë kryetarët e dy partive më të mëdha në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha që tu përmbahen angazhimeve të marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.

yuri kim

“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Gjithmonë do të ju mbështes, por JU – udhëheqësit – jeni pala përgjegjëse” shkruan ajo në twitter.

Kujtojmë se opozita jashtë parlamentit dhe mazhoranca janë përfshirë në një debat për hapjen e listave dhe koalicioneve para zgjedhore. Parlamenti do të votojë në 1 Tetor ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Partia Socialiste dhe për të cilat ende nuk ka konsensus në Këshillin Politik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura