Gjinushi përballet me Ramën për Akademinë e Shkencave, i kujton ikjen e trurit

Nov 22, 2017 | 12:53
SHPËRNDAJE

Kreu i PSD Skënder Gjinushi eshte perballur sot me kryeministrin Edi Rama, ne debatin e madh per reformimin e Akademise se Shkencave.

gjinushi

Duke marre fjalen pas akademikut Fuga, e teksa ka thene se nuk eshte pjese e grupit te punes, e si i tille nuk ka asnje konflikt interesi, Gjinushi ka theksuar se “situata në të cilën ndodhet nuk është përgjegjësi e Akdemisë, kërkimi shkencor ka bërë mbrapa për goditjen e statusit të instituteve, u humb koordinimi midis tyre, kemi me mijëra doktoratura dhe cilësia e tyre le për të dëshiruar”.

Sipas tij, nje tjeter problem eshte ikja e trurit. “Eksporti i trurit. Të aftët të zotët, nuk rrinë këtu. Për këto dy arsye dhe politizimi i reformës së fundit bënë që ASH të kthehet në një organ honorifik. humë nga ato që ngriti zoti Fuga kanë të bëjnë me reformimin e brendshëm. Koha e lavdishme ishte që truri i Shqipërisë ishte këtu, Akademia kishte cilësi. Tani problemi është i përbashkët i qeverisë, Akademisë, ministrisë”- tha Gjinushi.

Sipas tij, keto nuk janë shkak për shkrirje të instucionit, pasi ka modele në të gjitha vendet, me bërjen e ligjit të ri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura