Gjinushi: Kreu i KQZ, në krah të pushtetit, Rama të mos përdorë metodat e 2011-s

May 23, 2015 | 13:26
SHPËRNDAJE

Kreu i PSD, Skënder Gjinushi akuzoi sot kryetaren e KQZ-së dhe mazhorancën për veprime antikushtuetuese.

Skender Gjinushi, kreu i PSD

Reagimi i tij vjen pas bllokimit të kandidimit të kandidatit të PSD-së në Përrenjas. Sipas Gjinushit, KQZ-ja ka vendosur kritere politike dhe pa ligj për të penguar qëllimisht kandidaimin e kandidatëve të PSD-së.

“Kriteret e vendosura me urdhër politik nga KQZ-ja për të penguar qëllimisht kandidimet e PSD-së janë antikushtetuese”, tha Gjinushi.

“Nuk ka zgjedhje të lira pa konkurrim të lirë. S’ka lojë të ndershme me rregulla të pandershme”, vijoi Gjinushi.

Ai më tej hodhi akuza të rënda për kryetaren e KQZ-së, Lefteri Luzin, se merr vendime të njëanshme duke u rreshtuar gjithmonë në krah të pushtetit. Ai u bëri thirrje kryeministrit që të mos bëjë padrejtësitë që iu bënë atij në zgjedhjet e vitit 2011.

“I kërkojmë kreut të qeverisë që të ndahet nga veprimet antikushtetuese ndaj PSD-së, si edhe të kontribuojë në rikthimin e normalitetit kushtetues të zgjedhjeve. Të mos përdoren kundër nesh metodat që u përdorën ndaj tij në 2011-n. Kryetarja e KQZ-së nuk është asnjëherë në krah të ligjit, por vetëm në krah të pushtetit”, vijoi më tej Gjinushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura