Gjinushi del i vetëm në zgjedhjet lokale: Milo s’doli nga balta

Apr 21, 2015 | 23:01
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi deklaroi se do të dalë i vetëm në zgjedhjet e ardhshme lokale të 21 qershorit. 

Skender Gjinushi

Gjinushi tha se krijimi i një poli të tretë  politik do ishte i pamundur, për shkak se një gjë të tillë e vështirëson Kodi Zgjedhor. “Të garosh i vetëm është zgjedhje politike, taktike e kondicionuar nga rrethanat. Ne pjesë e fitores së madhe por nuk u përfshimë në bashkëqeverisje. Gjatë kësaj kohe nuk u zbatuan marrëveshjet e mëparshme. Ne do kërkojmë votën si PSD, vlerësojmë se ka shumë të majtë që na kanë mbështetur dhe shumë të zhgënjyer nga problemet e tanishme, më mirë të vijnë votat tek ne, se tek opozita”,-deklaroi Gjinushi në një intervistë televizive për “News24”.

Sipas tij, krijimi i një poli të tretë ishte mëse i domosdoshëm, por kjo u pamundësua edhe për faktin se disa parti të tjera u përfshinë në aleancë me PS-së, ku një ndër to ishte edhe PDS e Paskal Milos.  

I pyetur nëse ndihej i lënë në baltë nga Milo pas futjes në koalicion nga ky i fundit me Partinë Socialiste, Gjinushi u shpreh se: “Më la në baltë apo nuk doli nga balta kjo është punë taktikash, ishte krejt e nevojshme të krijohej një pol, pol një forcë më vetë, rëndësi ka sa do gjejë mbështetje”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura