Gjimshiti tek Atalanta, De Biazin e falënderoj vetëm për Kombëtaren

Jan 19, 2016 | 11:06
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi 22-vjeçar Berat Gjimshiti është lojtari më i ri i Atalantës.

gjimshiti atalantaFutbollisti i Kombëtares është transferuar me parametra zero nga Zyrihu dhe ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me ekipin e Serisë A për 18 muaj me të drejtë rinovimi edhe për tre sezone të tjera.

Burime pranë gazetës “Panorama Sport” kanë bërë me dije se shqiptari do të përfitojë një pagë prej 300 mijë eurosh në sezon, pa përfshirë bonuset. Në një intervistë për gazetën, mbrojtësi shprehet i lumtur për këtë transferim dhe kërkon që të ketë sa më shumë minuta që të jetë i gatshëm për përballjet në Europian. Ai ka gjithashtu edhe një “merak” përballë zviceranëve.

Situata te Zyrihi/ Përjashtimi 

“Kjo ishte një situatë, të cilën e prisja që përpara disa muajsh. Që kur refuzova të rinovoj kontratën që më mbaronte në fund të këtij viti, nisën bisedimet që mund të largohesha nga skuadra. Bisedova me presidentin e klubit dhe ramë dakord që të kërkoja një tjetër skuadër. Është aluduar shumë, por më vjen mirë që tek Atalanta kalova me kosto zero”.

Transferimi te Atalanta

“Jam i vetëdijshëm që më pretnjë sfidë e vështirë, pasi do të jem në një nga kampionatet elitare në Europë. Megjithatë, jam optimist dhe shpresoj që duke punuar shumë, të mund të jem i gatshëm në çdo moment për ekipin. Uroj që të arrij sa më shpejt që të mund të kem minuta dhe të shpërblej besimin e drejtuesve që më afruan dhe më pas të trajnerit që do të më japë shansin për të qenë në fushë. Gjithashtu, dua që të jem në dispozicion të Kombëtares për Europianin”.

De Biazi 

“Trajnerin e Kombëtares e falënderoj që më bëri pjesë të Shqipërisë në kualifikuese. Për gjë tjetër nuk di pse duhet ta falënderoj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura