Gjimshiti: Objektivi është t’i fitojmë të dyja ndeshjet, nuk mendojmë për…provokimet

Sep 5, 2018 | 14:07
SHPËRNDAJE

Përpara medias ditën e sotme kanë qenë të pranishëm Hysaj dhe Gjimshiti. Qëndërmbrojtësi ka shpalosur objektivat për këto 2 ndeshjet, por ai është treguar diplomat kur është pyetur për mesazhin që duhet të jepte për faktin se u la jashtë Europianit nga De Biazi.

konf

Beson Gjimshiti që e ka një fanellë titullari ?

Ato gjëra i vendos trajneri. Unë nuk vij këtu të them që dua të luaj. Unë kam detyrë të jap maksimumin.

Ajeti mungon, a e ndjen ti përgjegjësinë e qendrës së mbrojtes ?

Mavraj është ai që manovron mbrojten, por nëse do të luaj do të jap kontributin për të mbajtur mbrojen.

Çfarë presim nga kjo sfidë ?

Ne që kemi luajtur kundër Izraelit 2 ndeshje e dimë çfarë ekipi është. Do të shikojmë kush janë repartet e tyre më të forta.

Objektivat e Ligës së Europës për Shqipërinë ?

Ka 2 objektiva, të luajmë mirë dhë të kalojmë grupin dhe më pas të shikojmë ata që do të vijnë. Ne duam të arrijmë maksimumin.

Diferencat e Panuçit dhe Gasperinit ? 

Shumë trajnerë janë të ndryshëm ka karakterin e vet. Futbolli i Atalantës me atë të Shqipërisë është i kundërt sepse nuk kanë filozofi të njëjtë. Jap maksimumin që kërkon trajneri.

Keni ndonjë problem sepse te Atalanta luhet me 3 mbrojtës dhe këtu me 4 ?

Edhe vjet te Benevento  kemi lutjur me 3, por nuk është problem për mua, sepse kam luajtur shpesh me katër.

Duhet të kemi frikë nga provokimet kundër Izraelit?

Unë e di çfarë ka ndodhur. Ne nuk do të mendojmë për këtë. Ndeshjen duam ta zhvillojmë si ajo që bëmë në Izrael.

Ke qenë nga ata lojtarë, që u le jashtë listës të Europianit, a ke një mesazh për të gjithë ?

Nuk kam asnjë mesazh pasi secili vendos personalisht. Nuk kam dashur ta lë kombëtaren për asgjë tjeër. Të luash për kombëtaren duhet të japësh maksimumin gjithmonë.

Objektivi për këto 2 ndeshje ?

Objektivi është ti fitojmë ndeshjet. Është rasti ti përmirësojmë gabimet tona.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura