Gjilan, shesin traktorin për t’i blerë veturë drejtorit të spitalit

Sep 3, 2015 | 9:04
SHPËRNDAJE

Spitali i Gjilanit ka shitur një traktor të tipit “IMT 539” vetëm gjashtë vjet pasi u ble i ri.

veturaShitja e traktorit është bërë përmes një ankandi të shpallur në faqen zyrtare të Këshillit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Mirëpo, të hollat nga shitja e traktorit Spitali i ka përdorur për të blerë një veturë, për nevojat e drejtorit, Abdylatif Latifi, ndonëse ky i fundit kishte në dispozicion një veturë tjetër, disa vite më të vjetër se kjo që është blerë së fundmi.

Gazeta “Zëri” ka hulumtuar rrjedhën e shitjes së këtij traktori dhe blerjes së veturës “Chervolet Cruze”. /Zeri 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura