Gjiknuri thirrje banorëve të Astirit: S’ka shembje pa dalë procesi i shpronësimit, është stisje politike…

Nov 21, 2018 | 11:02
SHPËRNDAJE

Ministri i Damian Gjiknuri gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, është shprehur se nuk duhet të ketë panik tek banorët e zonës së Astirit në Tiranë, për shembjen e banesave, sepse kjo nuk do të ndodhë pa dalë më parë procesi i shpronësimit.

Ai tha se e gjithë kjo është një stisje politike, dhe se pastrimi i zonës do të bëhet vetëm pasi të dalë vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësimin e atyre që janë të pajisur me dokumentacione, si dhe ata të cilët nuk disponojnë dokumentacion, do t’u sigurohet tre vjet qira.gjiknuri

“Gjithçka është e stisur politikisht. Nuk ka filluar asnjë procedurë njoftimi qoftë për ata me dokumente dhe ata pa dokumente pronësie.

Nuk ka një proces prishje pa dalë një proces për shpronësimin e tyre. Së pari do dalë vendimi i këshillit të Ministrave dhe vetëm pas VKM do filloj procesi i shpronësimit dhe procesi i pastrimit të zonës nga ndërtimet pa leje.

Së dyti, ata që janë pa dokumentacion, do të trajtohen me tre vjet qira.

U bëj thirrje banorëve të më mirëkuptojnë dhe të bashkëpunojnë me ARRSH dhe Bashkinë”, u shpreh Gjiknuri.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura