(VIDEO-FOTO)/ Gjiknuri në emisionin televiziv/ Banorët e “Unazës së Re” e presin me protestë. Ministri: Shtysë politike

Nov 12, 2018 | 21:46
SHPËRNDAJE

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili. Por ministri u prit me protesta nga banorët e Unazës së Re përpara ambienteve të Top Channel.

Ministri Gjiknuri e komentoi këtë protestë, duke thënë se ka shtysë politike. Ai u shpreh se e rëndësishme është që të gjendet një zgjidhje.

“Mund të jetë edhe e organizuar. Jam i bindur që ka edhe shtysë politike. Janë presione që nuk të çojnë asgjëkund. Ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë një zgjidhje”, tha Gjiknuri.

***

Pronarët e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, të cilët prej ditësh protestojnë duke bllokuar rrugën, e zhvendosën protestën e tyre mbrëmjen e sotme përballë ambienteve të Top Channel, ku pas pak do të jetë i ftuar në emisionin “Open”, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

WhatsApp Image 2018-11-12 at 21.01.56

Banorët, me pankarta në duar, kërkojnë dëmshpërblim.

WhatsApp Image 2018-11-12 at 21.01.56

Ndërtimi i Unazës së Re prek të paktën 300 ndërtimet, një pjesë e të cilave të palegalizuara.WhatsApp Image 2018-11-12 at 21.01.55

Burime nga vendngjarja thanëse se, ministri Gjiknuri u fut në ambientet e televizionit nga hyrja dytësore.


View this post on Instagram

Banoret e Unazes se Re bllokojne ministrin Gjiknuri, para hyrjes se Top Channel.

A post shared by Panorama Online (@gazeta.panorama) on

 

 

 

View this post on Instagram

 

Banoret e Unazes se Re proteste para Top Channel. I ftuar ne emision Damian Gjiknuri. A post shared by Panorama Online (@gazeta.panorama) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura