Gjiknuri jep detaje nga mbledhja e Këshillit Politik: Ishim të gatshëm të diskutonim për amendimet kushtetuese, por opozita…

Jul 23, 2020 | 18:43
SHPËRNDAJE

gjiknuri ne keshill politik

Përfundon pas 1 ore pa surpriza mbledhja e Këshillit Politik pasditen e sotme. Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri tha se nuk ishte arritur dakortësia me opozitën për të diskutuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.

Procesi vazhdon,kjo është çështje politike e tyre por ne menduam që në përgjigje të thirrjes së partnerëve e vullnetit e mirëbesimit që duhet të kenë palët e për të diskutuar në kohën e duhur, Këshilli Politik mund të ishte forum shumë i mirë për të diskutuar.

Tani mbetet kodi i ri zgjedhor që do mundësojë implementimin e gjithë rekomandimeve të OSBE-ODIHR që ka të bëjë me depolitizimin e administratës zgjedhore.

Ne ishim të gatshëm të vazhdonim diskutimin për amendimet kushtetuese, opozita s’e shfaqi këtë dëshirë, miratuam pjesën e mbetur të ligjeve që kishim dakortësuar më parë“, tha Gjiknuri.

Opozita e Bashkuar ka kërkuar që të diskutohet vetëm për çështje që kanë të bëjnë me marrëveshjen e 5 qershorit dhe sot janë përmbyllur disa pika për të cilat ishte rënë dakort, por që kishte nevojë për diskutim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura