Gjiknuri gati të dorëhiqet nga komisioni? Përgjigjet PD: Në burg për krimet zgjedhore, jo kërkesë e opozitës, por…

Sep 19, 2019 | 11:27
SHPËRNDAJE

Vetëm pak pasi bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian GJiknuri deklaroi se është gati të rishohë pozicionin e tij në këtë komision, vetëm që PD-ja ta njohë dhe të marrë pjesë, vjen reagimi nga selia blu.

gaz bardhi

Sekretari i Pergjithshem i PD-se, Gazment Bardhi ka reaguar pas kesaj deklarate, duke dhene nje proncim per mediat nga selia e PD.

Sipas tij, dorehqja e Gjiknurit nuk eshte me deshire dhe ajo nuk eshte nje kerkese e opozites, por nje standard, nje nga kushtet e BE për hapjen e negociatave.

Z. Bardhi, pak orë më parë Damian Gjiknuri deklaroi se është gati të japë dorëheqjen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, nëse PD njeh Komisionin.

Gazment Bardhi: Besoj unë, Damian Gjiknuri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të vjedhur votat, nuk duhet të jetë me zgjedhje për të dhënë apo jo dorëheqjen nga Komisioni, por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojë në burg për kryerjen e krimeve zgjedhore.

Kjo nuk është kërkesë e opozitës, ky është standard evropian, është një nga kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave.

Të gjithë ata, përfshirë Damian Gjiknurin dhe gjithë pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit, që janë pjesë e dosjeve “184” dhe “339” nuk duhet të jenë në komisionin për reformën zgjedhore, por do të duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura