Gjici: Pakult na prishi ekipin, po të luanim në fushën tonë do ishin në vendin e parë

Oct 21, 2018 | 22:23
SHPËRNDAJE

Presidenti, Safet Gjici, është i ftuar në emisionin “Sport Plus News” në televizionin “News 24” ku bëri një analizë të shkurtër për ecurinë e Kukësit deri tani. Sipas Gjicit fajtorët e prishjes së ekipit janë ish-trajneri Piter Pakult, që mori 14 lojtarë në merkato, duke prishur boshtin dhe e drejtorit Nderim Nexhipi.

bandicam 2018-10-21 22-04-31-542

“Kemi pritur më shumë. Fusha na ka penalizuar. Besoj se do e marrim veten së shpejti. Kemi pasur edhe dëmtimi. Musolli një nga pikat më të forta ka pasur probleme, nga janari dhe shkurti do kthehet. Skuadra ka nevojë për ndërhyrje. Do ta bëjmë ndërhyrje në janar. Ekipi u prish që në verë. Përgjegjësia është e ish-trajnerit dhe drejtorit Nexhipi. Morëm 14 lojtarë. U shfaqen probleme që në Kupat e Europës.

bandicam 2018-10-21 22-04-32-291

E dimë që ekipi nuk mund të prishet në të gjithë repartet. Ka qenë faji i ish-trajnerit. Firmën e fundit e ka dhënë ish-trajneri. Prishi boshtin. Maksimumi duheshin 5-6 blerje, jo 14. Do marrim maksimumin nga ky ekip që është. Po të luanin në fushën tonë, sot ndoshta do të ishim në vend të parë, ose aty afër vendit të parë. Në futboll duhet të besojmë deri në fund. Vetëm 1 fazë është mbyllur kemi edhe 3 të tjera. Do flasim mbas fazës së dytë. Partizani është rival gjithmonë, sivjet është në vend të parë.

Ne kemi bërë ndryshime atëherë kur kemi qenë të nevojshëm. Kampionat çdo vit vjen e forcohet. Luajtëm me Krujën dhe e pamë që ishte ndeshje e vështirë. Ashtu siç na mposhti Partizani në Elbasan që shkoi njëherë në portë dhe bëri një gol të lodhur, ashtu fituam edhe ne me Krujën, me fat.

Lojtarë ka sa të duash te Kukësi, pavarësisht se nuk është gjetur formacioni i duhur. Do kohën e vetë skuadra. Në ato 2-3 pika që do të ndërhymë në janar, shpresojmë ta përmirësojmë ekipin. Na prishi punë shumë Musolli “, u shpreh Gjici.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura