Gjici ironizon deklaratën e presidentit të Partizanit: Gaz Demit i bëj të fala

Jul 31, 2017 | 20:42
SHPËRNDAJE

Safet Gjici “driblon” deklaratën e presidentit të Partizanit, Gazmend Demi. Një ditë më parë, kreu i klubit të kuq theksoi për “Panorama Sport” se Partizani do të dalë kampion, por jo me arbitra si Kukësi. Në fakt, polemikat në distancë lindën pas prezantimit të trajnerit të ri të Kukësit, Mladen Milinkoviç.

gjici

 Gjici theksoi se ai dhe Milinkoviç nuk janë shumë simpatikë, por ama të etur për sukses. Presidenti ironizoi me shprehjen e Demit në prezantimin e Mark Iulianos, teksa e cilësoi këtë të fundit si trajner simpatik. Dje, i kontaktuar nga gazeta për të dhënë një reagim në lidhje deklaratën e Demit, Gjici u mjaftua duke thënë: “I bëni të fala Gaz Demit nga unë”.

gjici

Mirëpo, duket se “luftën” presidenti i Kukësit nuk e ka vetëm me Demin, por edhe me Grigor Tavon e Luftëtarit. Ky i fundit shpërtheu në akuza, duke paralajmëruar se do e padisë trajnerin Milinkoviç, pasi ka firmosur me Kukësin, duke qenë nën kontratë me Luftëtarin.

 

“Për kontratën e trajnerit e keni përgjigjen në Federatën Shqiptare të Futbollit”, ka thënë shkurtimisht Gjici. Mirëpo, te Kukësi ka edhe një çështje tjetër brenda klubit, pikërisht ajo e kontratave, e cila po shqetëson më së shumti Enea Koliçin dhe Izair Eminin.

gjici

Por, klubi nuk mendon kështu, edhe pse lojtarët kanë bërë kërkesa për t’u larguar. I pyetur për këtë çështje, Gjici është i bindur që marrëveshjet janë të rregullta. “Aty i keni kontratat, si për Koliçin dhe të gjithë lojtarët e tjerë.

gjici milinkovic3

Në FSHF mund ta gjeni kollaj, por jemi gati të vendosim edhe juristin në dispozicion për të sqaruar gjithçka”, përfundoi presidenti Gjici, i cili tashmë pret që klubi i tij të nisë me trofetë nga Superkupa. Finalja me Tiranën e rënë nga kategoria do të luhet më 6 shtator.

SKERIDLAID SULOZEQI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura