Gjetja e çiftit u prish ditën e dasmës, ja çfarë ndodhi teksa futeshin në sallë (video)

Aug 12, 2017 | 16:33
SHPËRNDAJE

Shqiptarët por jo vetëm janë duke adaptuar mënyra dhe rite të ndryshme për t’i bërë dasmat e tyre sa më të veçanta dhe për të rënë në sy sa më shumë. Disa zgjedhin helikopterë, disa kamionë, zetorë e mjete nga më të ndryshmet për të marrë nusen.

Por jo gjithmonë gjërat janë të parashikuara dhe shkojnë sipas planit. Një incident i rëndë ka ndodhur në një dasmë në Kosovë, në qytetin e Malishevës.

Ndërsa gjithë të ftuarit po rrinin në suspansë për të pritur çiftin e ri që nuk kishte zgjedhur derën për të hyrë por një ashensor ka ndodhur edhe e papritura.

Ashensori që do i ngrinte ngadalë nusen dhe dhëndrin duke i nxjerrë në mes të ambientit ku po mbahej ceremonia tradicionale është prishur në momentin e fundit dhe çifti ka rënë.

Nuk dihet nëse dy të rinjtë kanë pësuar lëndime por videoja e këtij momenti shokues po bën xhiron në web. Urojmë që gjithçka të ketë qenë e lehtë dhe tashmë nusja dhe dhëndri ta kujtojnë vetëm si një ndodhi për të qeshur këtë moment aspak të këndshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura