Gjethet e dafinës, kurat natyrale kundër refluksit dhe gripit

Jan 29, 2020 | 21:24
SHPËRNDAJE

Gjethet e dafinës janë të pasura me përbërës bimorë, vitamina dhe minerale plot vlera.

Më poshtë do të lexoni vlerat e pasura të gjetheve të thata të dafinës.

dafina676869-750x500

Zgjidhje për refluksin ose urthin:

Gjethet e dafinës ndihmojnë tretjen dhe shmangin çrregullimet në këtë sistem.

Nëse pini çaj dafine mund të luftoni aciditetin e lartë në stomak dhe të zgjidhni problemin e lëvizjeve të çrregullta të zorrëve.

Gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mundësojnë shpërbërjen e proteinave dhe rrjedhimisht ato janë një zgjedhje e shkëlqyer.

Merrni 5 gramë me gjethe dafine, shtoni një centimetër xhenxhefil dhe ziejini së bashku në 300 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e ujit.

Shtoni mjaltë dhe pijeni lëngun dy herë në ditë derisa të rregulloni organizmin.

Gjethet e dafinës për shëndetin e zemrës:

Ata që vuajnë nga problemet e zemrës dhe ankthi duhet të ziejnë tre gramë me gjethe dafine dhe 3-4 gramë me lule të trëndafilit të egër në 300 ml ujë.

Lëngu duhet të ziejë deri sa të mbetet 75 ml e ujit. Kullojeni dhe pijeni për 4 javë.

Infeksionet dhe të ftohurat:

Gjethet e dafinës janë efikase kundër infeksioneve dhe simptomave të të ftohtit dhe gripit.

Në rastet kur vuani nga probleme me frymëmarrjen, zieni 2-3 gjethe dafine në ujë. Lëreni të ftohet për 10 minuta.

Zhysni një napë në lëng dhe më pas vendoseni në kraharor për ta çliruar nga bllokimet e shkaktuara nga i ftohti, kolla dhe virozat.

Çaji i gjetheve të dafinës është efikas kundër temperaturës.

Nëse vuani nga tështimat e përsëritura, zieni disa gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e tij. Kullojeni dhe pijeni lëngun.

Në ndihmë të gjumit:

Nëse konsumoni gjethe dafine nëpërmjet çajit, përpara fjetjes do të keni një gjumë të mirë dhe të qetë. Ky çaj bën mrekullira.

Problemet me veshkat:

Gjethet e dafinës ndihmojnë kundër infeksioneve dhe gurëve në veshka. Zieni 5 gramë me gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet 50 ml e tij.

Kullojeni dhe lëngun pijeni dy herë në ditë. Ky lëng do të parandalojë edhe formimin e gurëve./AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura