Gjetën 95 mijë euro në dollapin e blerë në internet, çifti merr vendimin për t’u admiruar

Nov 13, 2018 | 16:05
SHPËRNDAJE

Një burrë nga Rumania ka mbetur i surprizuar kur ka gjetur 95 mijë euro (107,000 dollarë) të fshehur brenda një dollapi të vogël të dorës së dytë.

Për “Associated Press”, Adela Stanici ka thënë se bashkëshorti i saj, punëtor ndërtimi, e kishte blerë bufenë së fundmi në internet.

euro

Disa ditë më vonë, ndërsa ajo po bënte darkën, burri Samueli bërtiti: “Eja dhe shiko çfarë kam gjetur”. Ishte një kuti metalike në dollap e mbushur me 500 euroshe.

Adela ka shtuar se paratë i kanë numëruar së bashku dhe se “ishin të tronditur sa nuk kanë mundur të flenë gjatë gjithë natës”.

“Ne menduam se mund të ishte një kurth. Menduan se duhet të kthenim paratë andej nga kishin ardhur”, tha nëna e katër fëmijëve me telefon për “Associated Press”.

Për këtë arsye, Samueli ka udhëtuar nga shtëpia e tij për në fshatin perëndimor Bichigi, në qytetin ku jetonte pronari. Ky i fundit ka zbuluar se dollapi ishte i babait të tij, i cili kishte vdekur kohët e fundit.

“Nuk kishte asnjë ide për paratë. Kur i pa ato, nuk mund ta besonte”, tha Stanici për pronarin e raftit, i cili kërkoi që të mos identifikohej.

Adela tha se i shpërbleu për ndershmërinë e tyre, por pa treguar shumën e dhënë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura