‘Gjesti i turpshëm’/ Infermieri shqiptar me të fejuarën i zbraz llogarinë bankare të moshuarit që vdiq nga Covid-19

Aug 7, 2020 | 14:07
SHPËRNDAJE

bergamo spital shqiptar

I vjedh portofolin burrit që u shtrua në spital me koronavirus dhe i zbraz llogarinë bankare në pak kohë, rasti i infermierit shqiptar në Itali është shpërndarë gjerësisht në mediat vendase, duke e konsideruar një veprim të ulët.

Bëhet fjalë për një infermier 41-vjeçar, nga Shqipëria, i cili tani po hetohet në gjendje të lirë së bashku me të dashurën e tij 21-vjeçare.

Ai i ka vjedhur në muajin mars portofolin një pacienti të moshuar me Covid-19. Sipas mediave italiane, më 13 Mars, i moshuari, një 66-vjeçar nga Cividate al Piano (Bergamo), u shtrua në spital në zonën e Bergamos me simptoma të koronavirusit.

Infermieri, me banim në Boltiere (Bergamo), me ndihmën e të dashurës së tij vodhi portofolin e burrit të moshuar, duke shpenzuar një shifër prej 6 mijë euro nga karta e tij e kreditit.

66-vjeçari u përkeqësua në 18 mars dhe vdiq në repartin e kujdesit intensiv në 18 prill.

Anëtarët e familjes së viktimës panë lëvizjet e pazakonta në llogarinë bankare dhe u drejtuan me një padi në policinë lokale të Romano di Lombardia (Bergamo).

Hetimet identifikuan autorët.

“Një veprim i keq, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime”, e quajti kreu i policisë lokale, Arcangelo Di Nardo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura