Gjesti i Berndt Borchard, Arben Ristani: Le t’ua bënte jelek-verdhëve në Francë këtë dhe ta shihte reagimin

Oct 14, 2019 | 21:42
SHPËRNDAJE

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, komentoi veprimin e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë kundrejt banorëve të Astirit.

ristano

Sipas Arben Ristanit, veprimi i ambasadorit  të OSBE duke ngritur gishtin e mesit ndaj banorëve të Astirit, është një akt jo civil dhe i dënueshëm.

“Gjuha nga kronika ishte se protestuesit kanë thirrur ‘Rama ik’. Ambasadori Borchard, nuk është hera e parë që tregohet i njëanshëm. Ai bën veprime të tilla se i shkon veprimeve që bën edhe kryeministri. Kështu Shqipëria  është kthyer në një vend gallatë që nuk ka respekt ndaj ligjit e qytetarëve. Le t’ua bënte jelek-verdhëve në Francë këtë dhe ta shihte reagimin. Reagim jo qytetar, aspak civil dhe i dënueshëm”-tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura