Gjesti fisnik, djali vishet si nëna e tij 60-vjeçare për ta ndihmuar që të kalojë provimin e patentës

Dec 12, 2019 | 14:06
SHPËRNDAJE

Marrja e provimit të patentës është gjithmonë një sfidë e vështirë.

Rezulton që mund të dështoni disa herë. Por ky djalë nuk dëshironte që nëna e tij të ngelte më në provim, ndaj në mendje i erdhi një ide.

Kur nëna 60-vjeçare e Heitor Schiave, Maria ngeli tre herë në provim, ai vendosi ti marrë gjërat nën kontrollin e tij.

43-vjeçari nga Porto Velho, në veri të Brazilit, u shtir si e ëma duke u veshur me rroba grash dhe u prezantua si ajo në provim.

I lyer me make-up, thonj me manikyr të kuq, bluze me trëndafila, fund të gjatë dhe model flokësh femëror, mekaniku i makinave shkoi në provim.

Ai pothuajse e mashtroi instruktorin derisa plani i tij i hollësishëm dështoi.

Instruktori kontrolloi dy herë kartën e identitetit të Schiave pasi dyshoi kur pa duart e tij të mëdha dhe dëgjoi zërin e pazakontë për një femër.

Menjëherë ai telefonoi policinë që arrestoi Heitor.

Por sidoqoftë përpjekjet e tij për të ndihmuar nënën janë përkrahur në mediat sociale ku është konsideruar një gjest fisnik. Komentuesit thanë se ai veproi nga dashuria për nënën dhe se do ta bënin edhe ata vetë të njëjtin akt.

Schiave përballet me akuzat për falsifikim identiteti dhe përpjekje për të mashtruar një organ qeveritar. Ai është liruar me kusht ndërsa detektivët hapën një hetim.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura