Gjermania ndryshon ligjin e punësimit, ja si mund të përfitojnë azilkërkuesit

May 25, 2016 | 20:33
SHPËRNDAJE

Azilkërkuesit, të cilëve u lejohet të qëndrojnë në Gjermani, do të kenë më shumë akses në tregun e punës pas miratimit të një ligji të ri mbi integrimin.

azilkerkuesSipas këtij ligji, azilkërkuesit, të cilëve u është lejuar të qëndrojnë në vend, do të integrohen nën moton “inkurajim dhe pritshmëri”.

Qeveria do të kërkojë gjithashtu mënyra për të lehtësuar aksesin në tregun e punës dhe kurset integruese, me mirëkuptimin se refugjatët në këmbim do të përpiqen të integrohen në shoqërinë gjermane.

Zëvendëskancelari, Sigmar Gabriel e quajti këtë masë “një lëvizje paradigme” duke shtuar se qeveria tani është më shumë pranë atyre që vijnë në Gjermani.

Ai dha gjithashtu një mesazh për refugjatët duke thënë se “nëse angazhohen fuqishëm, atëherë ata mund të bëjnë diçka për veten e tyre këtu”.

Ndërkohë që ky ligj pritet të japë një akses më të lehtë në tregun e punës, ai do të forcojë disa kufizime mbi refugjatët, si për shembull, refugjatët që refuzojnë oportunitetet e integrimit nuk do të përfitojnë nga benefite që rezervohen për ta.

Ky ligj përfshin edhe një rregullim të çështjes së rezidencës, ku azilkërkuesit duhet të përmbushin disa kushte për tre vite radhazi si pjesë e lejes së tyre të qëndrimit në Gjermani.

ATA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura