Gjermania mund të kushtëzojë negociatat? Rama flet për reformën zgjedhore: Kemi bërë gjënë e duhur. Nuk shoh asnjë rrezik për…

Sep 18, 2020 | 22:03
SHPËRNDAJE

Nga Gjermania, kryeministri Edi Rama thotë se nuk sheh asnjë rrezik që negociatat mund të kushtëzohen nga Gjermania.

edi-2

Në një intervistë për DW, Rama thotë se mazhoranca ka bërë gjënë e duhur sa i përket reformës zgjedhore. Kujtojmë se Bundestagu gjerman e ka vënë kusht hartimin e një reforme zgjedhore konsensuale.

Gjermania është një vend demokratik, ka vend për të gjithë zërat. Ajo që unë besoj është që në konkluzion, ne kemi bërë gjënë e duhur për vendin tonë, kemi bërë gjënë e duhur për sistemin tonë zgjedhor, kemi bërë gjënë e duhur edhe në funksion të ambicies tonë për të konsoliduar më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik dhe jam i bindur që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që janë absolutisht legjitime, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë për Shqipërinë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë është pyetur edhe për paketën antishpifje, për të cilën Këshilli i Evropës kërkoi një ditë më parë që qeveria shqiptare të tërhiqej dhe të niste diskutimet për një paketë tërësisht të re.

“Gjermania ka një nga ligjet më të fortë kundër shpifjes dhe faktikisht ne do dëshironim që të kishim një ligj që të bazohet në modelin gjerman, por duke qenë se ne jemi një vend shumë më i vogël se Gjermania dhe me shumë më pak zë sesa Gjermania nga miqtë tanë në Këshillin e Europës apo në OSBE, na u tha që ne nuk mund ta aplikojmë ligjin gjerman, sepse do të ishte një ligj i rrezikshëm për Shqipërinë. Kjo është bota ku jetojmë. Ne kemi bërë një ligj që është absolutisht i domosdoshëm. Do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias, por Shqipërinë si vatrën më të nxehtë të shpifjeve, ne nuk do ta lëmë”, u shpreh Kryeministri.

LEXO EDHE:

Vizita 2 ditore në Gjermani/ DW: Rama për lobim te CDU/CSU, nuk u takua me Merkel

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura