Gjermania me qëndrim në mes të BE-së dhe Amerikës për vendimin e Kurtit

| 19:22
SHPËRNDAJE

Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk e ka pritur fare mirë vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqje të pjesshme të taksës ndaj Serbisë. Nga Bashkimi Evropian e kanë mirëpritur një hap të tillë, ndërkohë nga Qeveria Federale e kancelares Angela Merkel e shohin si hapin e parë drejt heqjes së plotë të tarifës 100 %.

Angela-Merkel-683054

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të enjten në një konferencë për media ka njoftuar se qeveria që udhëheq ka vendosur që fillimisht të heq taksën 100 % ndaj produkteve bazë që Kosova importon nga Serbia. Ai ka thënë se një vendim të tillë do ta marrë me 15 mars, ndërkohë nëse Serbia ndal fushatën kundër pavarësisë dhe heq barrierat jotarifore për Kosovën, taksa 100 për qind të hiqet plotësisht me 1 prill për një periudhë 3 mujore.

E një vendim të tillë të kryeministrit Kurti, Qeveria Federale e kancelares gjermane, Angela Merkel, po e konsideron si hapin e parë drejt heqjes së plotë të taksës 100 % që thonë se është dhe mbetet synim i Berlinit zyrtar.

Kështu ka thënë një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë gjermane.

“Qeveria Federale e sheh këtë si një hap të parë drejt heqjes së plotë të taksës 100 % të vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, që duhet të mbetet synimi ynë”, ka thënë ky zëdhënës për Gazetën Express.

Nga Berlini zyrtar thonë se është shumë e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të pajtohet me një qasje të përbashkët.

“Sipas këndvështrimit tonë, është e rëndësishme që qeveria e Kosovës të pajtohet për një qasje të përbashkët”, ka përfunduar zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Vendimi i qeverisë Kurti për të filluar heqjen e pjesshme të taksës nga mesi i marsit e ka mirëpritur Bashkimi Evropian. Gjithashtu në mbështetje të BE’së ka dalë edhe Italia. Ambasadori i këtij shteti në Kosovë ka thënë se pajtohen plotësisht me qëndrimin e Brukselit zyrtar.

Megjithatë vendimi i Albin Kurtit nuk i ka pëlqyer fare emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell në një reagim në llogarinë e tij zyrtare në twitter ka thënë se nuk pajtohen me një vendim të tillë, duke kërkuar heqje të menjëhershme të taksës pa vendosur kushte të tjera. Ai gjithashtu ka thënë se Albin Kurti po bën një gabim serioz, dhe se për një gjë të tillë është vënë në dijeni edhe Presidenti Hashim Thaçi.

Sot pa reaguar nuk ka qëndruar as vetë presidenti Thaçi. Sipas tij, kokëfortësia e Albin Kurtit po i dëmton rëndë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Heqjen e taksës menjëherë dhe pa kushte po e kërkon edhe LDK’ja. Zv.kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij nuk qëndron në një qeveri e cila vë në pikëpyetje raportet me Washingtonin.

Ndërkohë Ramush Haradinaj po e quan Kurtin si një mashtrues i cili me vendimin për heqje të taksës i është nënshtruar Serbisë./GazetaExpress/

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.