Gjermania kundër thirrjeve për ndalimin e vizave turistike për shtetasit rusë

Aug 16, 2022 | 10:07
SHPËRNDAJE

Kancelari gjerman Olaf Scholz është kundër dhe ka refuzuar të mbështesë thirrjet në rritje për një ndalim në mbarë BE-në për dhënien e vizave turistike për rusët.

sholz

Duke folur në Oslo pas një takimi me udhëheqësit nordikë, Scholz tha:

“Kjo nuk është lufta e popullit rus. Është lufta e Putinit dhe ne duhet të jemi shumë të qartë në këtë temë. Është e rëndësishme për ne të kuptojmë se ka shumë njerëz që ikin nga Rusia sepse nuk janë dakord me regjimin rus,” tha ai në një konferencë për shtyp të hënën në kryeqytetin norvegjez.

Gjatë muajit të fundit, Finlanda dhe Estonia kanë qenë ndër zërat kryesorë që bëjnë thirrje për një qasje në mbarë BE-në për të trajtuar çështjen e rusëve që shfrytëzojnë një “boshllëk” të sanksioneve që u lejon atyre të udhëtojnë me rrugë tokësore në BE, kur sanksionet përndryshe do t’i pengonin ata nga fluturimi apo marrja e trenit.

Ekziston shqetësimi se kjo i lejon rusët të përdorin aeroportet ndërkombëtare si Helsinki për të udhëtuar lirshëm, për të shkuar me pushime dhe për të shmangur pasojat që synonin të kishin sanksionet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura