Gjermania kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në veri, ambasadori Rohde: Situata aktuale nuk është e favorshme

Dec 9, 2022 | 10:23
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është dakord me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, që zgjedhjet në veri duhet të shtyhen.

zgjedhjet ne veri

Rohde ka shkruar të premten në Twitter se situata aktuale nuk është në favor të mbajtjes së zgjedhjeve tani.

“Jam dakord me kolegun tim amerikan që zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e qartë se situata aktuale nuk është e favorshme për mbajtjen e tyre tani”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Dy ditë më parë, edhe ambasadori amerikan, Hovenier, kishte shkruar në Twitter se nuk janë rrethanat e duhura për mbajtjen e zgjedhjeve këtë muaj në veri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura