Gjermania kërkon 80 mijë infermierë, historia e shqiptarit që u punësua në klinikën më të madhe në Berlin

Aug 9, 2018 | 12:28
SHPËRNDAJE

Në Gjermani aktualisht mungojnë rreth 80.000 infermierë. Hendekun do të duhet ta mbyllin personat si Samed Qoshja që ka ardhur nga Shqipëria.

samed-qoshja-587x345

Në momentin që ai erdhi në Berlin, në janar të vitit të kaluar, u prit dhe u shoqërua qe nga aeroporti dhe iu sigurua një banesë me çmim të përballueshëm, përcjell albinfo.ch.

Djaloshi 23-vjeçar duhej vetëm te nënshkruante një kontratë pune dhe ia filloi punës, nderkohe qe burokracirat ishin te zgjidhura.

Qoshja nuk është personel që paguhet shumë, pasi i takon fuqisë përkujdesëse të punëtorëve, të cilëve Charité në Berlin u jep ndihmë të tillë fillestare.

Ai është njëri nga dhjetëra të parët infermierë nga Shqipëria që janë punësuar në klinikën më të madhe universitare evropiane, shkruan “N-TV”, përcjell Albinfo.ch.

Në këtë vend të mëhershëm komunist ekziston diçka që Gjermania vetëm mund të ëndërroje: Suficiti i inferimerëve. A do të tejkalohet pra ky problem në Gjermani? E përditshmja gjermane “Die Zeit” ka pergatitur kete reportazh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura