Gjermania heq kufizimet e udhëtimit për shqiptarët, ndryshimi nis nga e diela

Jun 18, 2021 | 10:37
SHPËRNDAJE

avione-fluturim-rinas

Gjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetasit nga këto vende mund të hyjnë në Gjermani edhe si turistë.

Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Këtë e bën të ditur Ministria gjermane e Punëve të Brendshme në faqen e internetit.

Albanien Flughafen Mutter Teresa in Tirana

Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin  e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë kufizimet për disa vende të reja.

Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera.

DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura