Gjermania hap hetim ndaj Arbër Çekajt, dyshohet për aktivitet kriminal

Aug 28, 2018 | 13:36
SHPËRNDAJE

Ndonëse u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, në maj të 2018, Arbër Cekaj ende nuk e ka prekur tokën shqiptare. Autoritetet gjermane kanë informuar prokurorinë shqiptare se kanë nisur hetimet për Cekajn, pasi kanë dyshime se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre.

Cekaj

Prokuroria për Krime të Rënda e konfirmoi këtë fakt për News24, por zyrtarët e saj e kishin të pamundur të jepnin shpjegime nëse biznesmeni, po hetohet nga gjermanët vetëm për episodin e trafikimit të sasisë rekord të drogës, apo edhe raste të tjera. Kjo për faktin se nuk janë vënë në dijeni të asnjë të dhëne të grumbulluar nga homologët gjermanë.

E ndërsa për Cekajn, nuk mund të thuhet me siguri se kur do të ekstradohet në Shqipëri, të vetmit që vijojnë të mbahen në qelitë e paraburgimit për trafikimin e drogës me vlerë 180 milionë euro, janë menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe shoferi I kamionit, Armand Pezaku.
Prokuroria shqiptare ka dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë Arbri garden, do të trafikohej drejt vendeve të BE-së, ndër to edhe në Gjermani./Balkanweb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura