Gjermania dhe Austria hapin kufijtë, mbërrijnë emigrantët e parë nga Hungaria

Sep 5, 2015 | 9:34
SHPËRNDAJE

Të rraskapitur, por te qeshur, mijëra emigrantë kanë mbërritur me autobusë në Austri mengjesin e sotem.

emigrantePas vendimit te Kancelari austriak qe deklaroi se vendi i tij dhe Gjermania kanë rënë dakord për të lejuar emigrantët të  kalojnë kufijtë e tyre me Hungaria, shume emigrante kane mberritur.

Policia e Austrisë ka konfirmuar se dy mijë emigrantë kanë hyrë në këtë vend gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një veprimi befasues të qeverisë hungareze, e cila kishte siguruar automjete për migrantët.

Austria ka rënë dakord me Gjermaninë, se do të lejojë azilkërkuesit të kalojnë përmes kufijve të saj. Në anën tjetër Hungaria për disa ditë me radhë i kishte ndaluar emigrantët që të udhëtonin me tren, drejt Austrisë dhe Gjermanisë, me arsyetimin sa është e detyruar t’i regjistroje ata.

Radhët e refugjatëve që kanë përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, kohëve të fundit, i kanë shtyrë këta të fundit që të ballafaqohen me valë të papara të emigrantëve.

Më shumë se 140 mijë emigrantë janë regjistruar të kenë hyrë në Hungari, përmes Serbisë, aty ku Hungari është duke ndërtuar një mur të lartë prej 3.5 metra , për të ndaluar fluksin e emigrantëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura