Gjermania bind ndaj Sllovakisë, fiton 3-0 dhe kalon në çerekfinale

Jun 26, 2016 | 20:02
SHPËRNDAJE

Gjermania ka prerë biletën e saj për në çerekfinalet e Euro 2016 falë një paraqitjeje shumë bindëse ndaj Sllovakisë. Suksesi i lehtë 3-0  i skuadrës së Lëv bëri të heshtin të gjithë kritikët të cilët kishin parë me skepticizëm paraqitjet e deritanishme të Kampionëve të Botës.

1466957549567_lc_galleryImage_Football_Soccer_Germany_v

Skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv e pa veten në avantazh që në minutën e 8 të sfidës, kur Zherom Boateng realizoi me një gjuajtje nga jashtë zonës së rreptësisë.

Ozil kishte mundësinë në minutën e 14 të dyfishonte shifrat pas një penalltie të fituar nga Gomez, por gjuajtja e tij nga pika e bardhë u prit nga portieri Kozaçik.

Ndeshja vazhdoi të luhej në gjysmëfushën sllovake, me Gjermaninë që krijoi disa raste të mira për shënim derisa Gomez dyfishoi shifrat në minutën e 43-të të takimit.

Ndonëse pjesa e dytë filloi me Sllovakinë në sulm, ishte përsëri Gjermania që gjeti rrugën e rrjetës me Draksler, duke i dhënë fund ëndrrës sllovake për një mrekulli.

Më pas, Lëv mendoi të ruante forcat për takimin e radhës, duke u dhënë hapësirë veteranëve Podolski e Shvajnshtajger, i kënaqur me fitoren 3-0 të skuadrës së tij, edhe pse ajo shpërdoroi disa mundësi të tjera por të realizuar përsëri në portën sllovake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura