Gjermani, ekzekutohet shqiptari, miku i tij i shpëton atentatit. Mediat: I plagosuri trokiti për ndihmë, askush nga fqinjët nuk i hapi derën

Mar 4, 2015 | 12:18
SHPËRNDAJE

Nje 25-vjecar shqiptar eshte ekzekutuar ne Gjermani, nderkohe qe shoki i tij ka shpetuar gjalle pas atentatit. Mediat gjermane, duke iu referuar policise dhe deshmise se fqinjeve raportojne lajmin, ndonese jo me identitetet e plote te viktimes dhe te te plagosurit.

Hyrja e baneses pas sulmit me arme

Express.de shkruan se ngjarja ka ndodhur në Ehrenfeld dhe viktima është identifikuar si Luan.T. ndërkohë që i plagosuri Berat.Y.

“I plagosuri ka trokitur në apartamentet e një pallati, për të kërkuar ndihmë, por askush nuk ia ka hapur derën”- shkruajnë mediat gjermane.

 “Edhe pse kam dëgjuar një zë, mendova se vinte nga jashtë. Unë kam qenë në shtëpi, isha duke dëgjuar muzikë me tim bir. Gjatë vrasjes duhet të jetë përdorur një silenciator, sepse nuk është dëgjuar asnjë e shtënë. Gjithashtu nga ashensori apo nga shkallët ne nuk kemi dëgjuar asgjë, pasi edhe muzika nuk ishte me zë të lartë.”- shprehen banorët e pallatit.

Faksimile e gazetes qe ka publikuar lajmin

Nuk ka ende asnjë pistë zyrtare rreth ngjarjes dhe as ndonjë të dyshuar për ekzekutimin e shqiptarit dhe plagosjen e 25-vjecarit. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura