Gjermani, deputeti i Merkel i hap derën e shtëpisë dy emigrantëve nga Eritrea

Aug 4, 2015 | 15:07
SHPËRNDAJE

Një deputet gjerman, konservator, Martin Patzelt, ka marrë dy refugjatë nga Eritrea në shtëpinë e tij dhe është duke i ndihmuar të rinjtë të gjejnë punë në vend.

Zoti Patzelt, i kristian demokratëve të kancelares Angela Merkel (CDU), jeton afër Frankfurtit/Oder, në Gjermaninë Lindore dhe eritreanët kanë qenë duke qëndruar me të për rreth një muaj.

Martin Patzelt
Martin Patzelt
Iniciativat e tilla ndihmojnë për të “hequr qafe polarizimin dhe armiqësinë” ndaj emigrantëve, i tha ai televizionit gjerman “ARD”.

Në përgjithësi personat nga Eritrea dhe Siria u jepet statusi i refugjatit kur arrijnë Gjermaninë, duke i lejuar të qëndrojnë ne vend, por Gjermania është mberthyer nga një debat intensiv mbi emigrantët, pasi shifrat janë rritur këtë vit, kryesisht për shkak të kalimeve nga Mesdheu.

Deputeti Patzelt ka një shtëpi të madhe në Briesen, pranë Frankfurtit, dhe dy eritreanet, 19-vjeçari Haben, dhe Awet, 24-vjec, po ndajne katin e dyte te shtepise bashke me një nga bijtë e tij te rritur, raporton BBC-ja.

Ata komunikojnë me një anglishte te dobet, dhe tani janë duke marrë mësime gjermane, thonë raportet.

Njëri prej tyre, tani ka punë të përkohshme në administratën lokale dhe tjetri eshte sistemuar në një supermarket, në sajë të ndihmes se deputetit Patzelt.

Vitin e kaluar i njejti deputet, shkroi një letër të hapur politikanit Hans-Christian Stroebele, duke i sugjeruar se më shumë qytetarë duhet të akomodohen në shtëpitë e tyre, si një alternativë më e mirë.

Kjo letër tërhoqi disa kërcënime anonime me vdekje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura