Gjermanët zbulojnë mashtrimin, ja si Koreja e Veriut manipulon imazhet e liderit të tyre që krenohet me raketat e lëshuar nga nëndetësja

May 20, 2015 | 18:11
SHPËRNDAJE

Mediat botërore i kanë bërë jehonë fotografisë në të cilën shihet lideri i Koresë së Veriut teksa shesh me krenari një raketë të lëshuar nga një nëndetëse.

Foto marre nga “Telegraph” lideri i Korese se Veriut duke pare leshimin e raketes

Britanikët e “Telegraph” shkruajnë se fotografitë që tregojnë Kim Jong-un duke parë lëshimin e raketës është e manipuluar nga propagandistët e shtetit, ndërsa citon pohimin e një eksperti të bërë të martën që shkoi. “Ekspertët gjermanë të hapësirës ajrore thanë se fotot e linçimit janë të “modifikuara fuqishëm”, duke vënë theksin tek reflektimet e flakës së raketës në ujë, e cila nuk është bërë nga vetë raketa.

Një foto në TV shtetëror tregoi një raketë të lartë në qiell duke lënë një gjurmë të tymit të bardhë, ndërsa foto të tjera nga mediat shtetërore nuk treguan tym të bardhë, duke sugjeruar se dy fotot ishin të raketave të ndryshme me sisteme të ndryshme shtytëse”,-citon gazeta britanike ekspertët gjerman Schiller dhe Schmucker.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura