Gjërat që mund të bëni në dhjetor

Dec 3, 2012 | 11:43
SHPËRNDAJE

Është koha më e mrekullueshme e vitit, dhe zgjat për pak javë. Evitoni stresin e stinës duke organizuar dhe duke kuptuar se çfarë mund të arrini të bëni. Për t’ju ndihmuar të bëni më të mirën këtë muaj të fundit të vitit, këtu keni disa gjëra që mund të bëni këtë dhjetor.

1. Pastroni frigoriferin dhe ngrirësin
Kushtojini pak kohë sistemimit të frigoriferit.

2. Bëni ose blini një kurorë
Jo vetëm është kurora e mikëpritjes në derën kryesore, por e bën shtëpinë më të ngrohtë. Nëse keni kohë më tepër, mund të krijoni vetë një të tillë, në vend që ta blini.
Dhe nëse ndiheni me të vërtetë të frymëzuar, bëni dy dhe jepjani një mikut tuaj, si një dhuratë përpara Krishtlindjeve.

3. Organizoni dhe sistemoni mbështjellëset për dhuratat
Mund të krijoni apo të sistemoni të gjitha mjetet e duhura për organizimin e dhuratave në një vend të caktuar të shtëpisë. Kjo gjë bëhet për të mos u shpërndarë më vonë nëpër shtëpi për të gjetur gërshërt, mbështjellëset, shiritat e sendet e tjera. Dhe nëse nuk mund të gjeni një vend të tillë në shtëpi, mund t’i vini të gjithë këto sende në një ose disa shporta dhe vendosini në një dollap apo dhe poshtë krevatit për t’i marrë me lehtësi.

4. Dekoroni kuzhinën
Mos i kufizoni aksesorët e festave vetëm në dhomën e ndjenjies dhe në hyrje të shtëpisë. Mendoni për të patur më tepër atmosferë edhe në ambiente të tjera të shtëpisë, përfshirë dhe kuzhinën. Përpiquni të dekoroni pragun e dritareve me qirinj apo degë kedri (lloj peme), ose duke vendosur një pemë Krishtlindjesh të vogël mbi një raft, ose duke i vendosur shirita apo kurora dyerve.

5. Gatuani disa meze
Mund të përgatitni disa lloje mezesh më përpara dhe vendosini në ngrirës (zgjidhni disa receta, të cilat mund të bëhen në avancë dhe që mund të ruhen). Do t’i kini gati brenda një pasditeje.

6. Lereni të hyjë brenda ajri i freskët
Mund të bëhet ftohtë jashtë, por nuk është kjo arsyeja që të mbani dritaret të mbyllura gjithë kohës. Duke mbajtur shtëpinë mbyllur, do të grumbullohen myqet dhe organizma të tjerë. Lerini dritaret të hapura pak, disa minuta çdo ditë, dhe shijojeni aromën e freskët të shtëpisë së ajrosur.

Këshilla e javës
Mblidhni qeskat e parfumeve nga revistat dhe ruani për t’i vënë në sirtarët e rrobave të brendshme,
për t’i patur me aromë të mirë gjithmonë.

Përgatiti: Irini Buneci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura