Gjërat që duhet të bëni në nëntor

Oct 29, 2015 | 13:09
SHPËRNDAJE

Nëntori po afron, gjethet po bien dhe dimri po vjen së shpejti. Shfrytëzojeni muajin e fundit të qetë të vjeshtës në maksimum, përpara se të vijnë çmenduritë e pushimeve. 

1. Kontrolloni hendekët.
Pastroni dhe kontrolloni e sigurohuni që të mos jenë të zënë.

kalendar_2015
2. Provoni llojet e djathërave.
Gjeni kohën që të vizitoni dyqanet e djathrave për antipastat që do t’ju ofroni miqëve, përpara se të mbërrijë sezoni i festave.

3. Nxirrni shportën e thurjeve.
Asgjë nuk është më e rehatshme se shtresat e thurura bukur me fije të trashë.

4. Furnizohuni me verë.
Për cfarëdo që të jetë, si për miqtë, ashtu dhe për t’i dërguar në festa, verërat nuk duhet të lihen në ditët e fundit.

5. Shtojini lule dekorit tuaj.
Është mënyra më e mirë për t’i dhënë ndriçim zymtësisë që sjell moti i keq. Jo vetëm që duken bukur, por temperaturat e ulëta përreth qelqit, i ndihmojnë të zgjasin më shumë lulëzimin. Për t’i bërë gjërat sa më thjeshtë, mund t’i blini të gatshme ato të cilat nuk duan shumë trajtim.

6. Sistemoni studion e shtëpisë.
Kushtojini pak kohë këtij ambienti, si për faturat, postën, etj, por dhe për pastrimin e pluhurave.

7. Shndritni tualetin.
Ka kaluar gjysëm viti që nga pastrimi që keni bërë në pranverë, pra nuk është ndonjë surprizë që tualeti të duket i zbehtë. Përveç pastrimit rrënjësor, nëse ka nevojë, mund t’ju duhet të ndërroni pasqyrën, varësen e peshqirëve ndoshta dhe rubinetin. Për të mos përmendur dhe kokën e dushit së bashku me kordonin, që herë pas here konsumohet. Mund të zëvendësoni dhe perden e dushit apo peshqirët. Këta të fundit, duhet për t’i dhënë një pamje tjetër tualetit, plus që ky ndryshim jep një gjendje të mirë shpirtërore, në fund të fundit e meritoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura