Gjenialiteti i anglezëve, ja çfarë bëjnë tifozët për t’i sjellë fat trajnerit të tyre

Jul 11, 2018 | 16:43
SHPËRNDAJE

Tifozët anglezë kanë nisur të grumbullohen në Moskë para ndeshjes me Kroacinë, dhe shumë prej tyre kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë të tjerëve. Ata janë veshur me jelekun që trajneri i tyre, Garet Sauthgejt ka mbajtur në të gjitha ndeshjet e Anglisë, të cilin e konsiderojnë si fatsjellës.

tifozet angleze jelek

Një fitore sonte përballë Kroacisë do i çonte në finalen e madhe përballë Francës, dhe tifozët anglezë, si asnjëherë më parë, kanë shumë besim se “tre luanët” do ia dalin këtë edicion, teksa përdorin gjerësisht edhe shprehjen “It’s coming home”, duke thënë se futbolli po kthehet në shtëpi këtë vit, dhe do të jenë ata kombi që do të ngrejë Kupën e Botës.

Në total, në ndeshjen e sotme, priten rreth 10.000 anglezë në stadium për të përkrahur ekipin e tyre.

4E1E54BC00000578-5941851-They_gathered_in_Moscow_s_Red_Square_donning_the_upper_body_garm-a-74_1531309532513

4E17188A00000578-5941851-Southgate_donning_the_now_famous_waistcoat_during_the_win_agains-m-85_1531309586794

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura