“Gjenerali pa grada më bëri…”- Ish-shefi i Anti-drogës që denoncoi Tahirin, shpallet në listën e personave më të kërkuar: I teti në tabelën e “trimave”

Jan 29, 2020 | 13:39
SHPËRNDAJE

Zagani-tahiriIsh-shefi i Anti- drogës së Qarkut të Fierit, Dritan Zagani, i cili ka fituar azil politik në Zvicër për shkak të përplasjeve të forta që pati me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është shpallur në listën e personave më të kërkuar në Vlorë.

Zagani ka publikuar tabelën e Policisë së Vlorës, ku emri i tij figuron i teti në listë si personave më të kërkuar në Vlorë.

Dosja e tij është cilësuar me “shenjën e kuqe”, ndërkohë që theksohet se ai është larguar nga Shqipëria, ku është dënuar me tri vite burg.

Vetë Dritan Zagani ka reaguar në faqen e tij të Facebook, teksa ironizon vendimin e Policisë, të cilët sipas tij i kanë bërë nder të madh.

“Policia që duam me paska bërë një nderë të madh , me paska venë të tetin në listën e “trimave” për qarkun Vlorë…???

Ndjehem vërtet i vlerësuar nga drejtuesit aktuale, lokal në Vlorë dhe shefat e tyre madhore në Tiranë deri te vetë ai Gjenerali pa grada…!

P.s…Po Interpoli ça pati, pse ua menderosi kartelën e kuqe për mua…????.. eee , ka ndonjë nga këta polica të squt me ma sqaru…jo për gjë por bie vlera e “nderit” që këta me bëjnë pastaj ????”, shkruan Zagani.

Reagimi-Zagani

Ndërkohë që në një reagim të dytë, ish-shefi i Anti-drogës së Fierit, thekson se “e kanë nxjerrë si dikur në tabelën e ndërit”.

“E keni parasysh kur ndjen nostalgji për tabelën e nderit në shkollë, dhe ti ke qenë me foto si pionier i dalluar me atë shallin e kuq në qafë ???

Dhe fap, pa pritur këtë mall ta heq policia që sduam , të vendos të rreshti i parë, e në vend të shallit kuq, vë kartelë të kuqe. ??? Ngado ta sjellim Albanistan dalim ???”, shkruan ai

Reagimi-Zagani1

Personat me te kerkuar na Vlore1 Personat me te kerkuar na Vlore11 Personat me te kerkuar na Vlore

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura