Gjendje aspak e mirë, largohen dy lojtarë nga skuadra e Kategorisë së Parë

Mar 25, 2020 | 15:59
SHPËRNDAJE

Teksa futbolli ka gati dy javë që ka ndaluar, tek skuadra e Turbinës janë larguar dy futbollistët e huaj. Bëhet fjalë për amerikanin mbrojtësin Matt Mc Namara dhe sulmuesin brazilian Gabriel Molter.

jbj

Matt Mc Namara

Amerikani Namara është tërhequr nga ambasada e SHBA, që ka mbrojtur në një farë mënyre qytetarin e tyre nga frika e Koronavirusit. Ndërsa braziliani Gabriel është larguar, pasi ka babain sëmurë dhe mundë të rikthehet përsëri sipas drejtuesve të Turbinës.

I vetmi i huaj që ka ngelur tek Turbina është braziliani tjetër Wanderson Santiago, i cili është i trembur nga Koronavirusi dhe po tregohet i kujdesshëm dhe po qëndron në shtëpi. Bashkia e Cërrikut ka sjellë disa ndihma ushqimore tek banesa në Cërrik ku qëndron dhe braziliani i ekipit të Turbinës.

Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura