‘Gjendja vlerësohet e rëndë edhe për vetë mjekët dhe personelin ndihmës”- VOA: Çfarë tregon studimi për koronavirusin në Shqipëri

Jul 15, 2020 | 20:20
SHPËRNDAJE
Në Shqipëri, u njoftuan sot edhe 4 vdekje të tjera prej koronavirusit, të moshave nga 21 vjeç deri në 67 vjeç. ndërsa nga testet e fundit gjetën 85 persona të tjerë të infektuar.

A9AD17A5-499C-4C4B-8F48-7730E2CB461F_w1023_r1_s

Prej 26 qershorit e deri sot autoritetet shëndetësore po njoftojnë një seri vdekjesh thuajse të përditshme nga 2-4 persona prej koronavirusit.

Spitali Infektiv është në gjendje kritike, ku shpesh numri i shtrimeve është më i lartë se ai daljeve. Aktualisht aty janë të shtruar 88 persona, 16 nga të cilët në terapi intensive.

Gjendja vlerësohet e rëndë jo vetëm për pacientët, po edhe për vetë mjekët dhe personelin ndihmës.

Shoqata “Together for Life” publikoi sot një studim, sipas të cilit, pjesa dërrmuese e personelit shëndetësor ndihet i pasigurtë në vendin e punës, për shkak të mungesave në pajisjet mbrojtëse dhe për testimet e pakta që bëhen ndaj tyre.

“Mbi 60 për qind e personelit shëndetësor pohojnë se ndihen pjesërisht të sigurt ndërsa afro 30 për qind të tjerë nuk ndihen aspak të sigurtë nga infektimi i mundshëm në vendin e punës” – thotë Denisa Canameti, drejtuese e grupit të studiuesve pranë shoqatës “Together for Life”.

Studimi zbuloi se më shumë se gjysma e personelit shëndetësor ka shprehur shqetësim për kushtet e trajtimit të pacientëve me covid-19.

Ata pohojnë se ka një nivel të ulët të testimeve për vetë personelin shëndetësor he familjarët e tyre edhe pse kanë shenja të infektimit.

“Afro 40 për qind e peronelit shëndetësor janë ankuar tek shefat për mungesë të materialeve të mbrojtjes personale, ndërsa 30 për qind nuk janë ankuar ose nga frika se humbi vendin e punës, ose sepse nuk ka besim tek dhënia e ndonjë zgjidhjeje” – tha zonja Canameti.

Sipas studimit, më tepër se gjysma e personelit shëndetësor pohojnë se po punojnë nën stress, prej mungesës së mbrojtjes dhe prej zbatimit për herë të parë të protokolleve.

Por edhe më problematike është gjendja tek punonjësit e sistemit shëndetësor parësor, të cilët i sigurojnë me paratë e tyre mjetet mbrojttëse përballë mijëra vizitave mjekësore të qytetarëve, ndërsa testimi i tyre për infektim është dy herë më pak se ai në spitale, ndaj edhe dy mjekët që humbën jetën ishin në systemin parësor ose ishin jashtë spitaleve COVID.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura