Gjendja shëndetësore e deputetit, Rama i jep 4.8 milion lekë Spartak Brahos

Jun 28, 2016 | 10:48
SHPËRNDAJE

Qeveria ka marrë vendim në mbledhjen e saj të fundit për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve shëndetësore të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho.

Rama dhe Braho duke hyre sot ne Kuvend

Në vendimin e 22 qershorit thuhet se qeveria do të mbulojë 4.8 milion lekë nga shpenzimet e deputetit.

Braho u largua pak javë më parë jashtë vendit për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.

VENDIM

Nr. 455, datë 22.6.2016

PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. SPARTAK BRAHO

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 147/2015 “Për buxhetin e vitit 2016” dhe në vijim të shkronjës “c”, të pikës 9, të vendimit nr. 33, datë 20.1.2016 të Këshillit të Ministrave “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2016”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Spartak Braho, në masën 4 800 000 (katër milionë e tetëqind mijë) lekë.
  2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
  3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të institucionit të mjekimit.
  4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI Edi Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura