Gjendja inaktive e tiroides, të konsumohet bulmeti dhe të shmangen bizelet e brokoli

Feb 23, 2018 | 15:11
SHPËRNDAJE

Një përzgjedhje e kujdesshme e ushqimeve që konsumojmë gjatë ditës mund të jetë hapi i parë dhe ndoshta më i rëndësishmi për të pasur një jetë të shëndetshme. Tiroidja, si çdo organ tjetër, është e ekspozuar ndaj sëmundjeve, por për prodhimtarinë e saj hormonale ‘përgjegjësia’ duhet parë te vaktet tona.

“Në rastin e hipotiroidizmit (gjendje inactive e tiroides) dieta e një pacienti luan një rol të rëndësishëm, jo vetëm në normalizimin e hormoneve, por dhe në largimin e simptomave”, pohon dietologia Viktoria Naco. Sipas saj, hipotiroidizmi shfaqet në një përqindje shumë të lartë në botë.96958475487

Ndër kategoritë më të rriskuara janë femrat dhe personat, që vuajnë sëmundjet autoimmune si: sindroma Sjogren, diabeti tipi 1, artriti reumatoid etj. “Shkaqet kryesore janë: mungesa e jodit, sëmundja autoimmune Hashimoto, anomali gjenetike të gjëndrës së hipofizës ose hipotalamin, ndërhyrje kirurgjikale, përdorimi i disa medikamenteve etj.

Më tepër probabilitet të shfaq hipotiroidizëm kanë femrat dhe personat që vuajnë nga sëmundjet”, shton dietologia, e cila na njeh edhe me produktet ushqimore që duhet të konsumohen për të përmirësuar aktivitetin e tiroides si edhe ato që duhen shmangur.

SI DUHET TË USHQEHET NJË PACIENT, I CILI VUAN NGA HIPOTIROIDIZMI

Në rastin e hipotiroidizmit, dieta e një pacienti luan një rol të rëndësishëm, jo vetëm në normalizimin e hormoneve, por dhe në largimin e simptomave. Duhet të shtohet konsumi i produkteve të pasura në jod. Jodi dhe mungesa e tij luajnë një rol shumë të rëndësishëm. 2-3 herë në javë këshillohet konsumi i peshkut të freskët (kujdes, këshillohet të jenë të vegjël për të evituar sasinë e metaleve të rënda që kanë peshqit e mëdhenj). Frutat e detit gjithashtu përmbajnë jod. Farat, si farat e kungullit. Fara e lulediellit.

Dhe më e rëndësishmja është konsumi i kripës së jodizuar. Të shtohet konsumi i produkteve të pasura në zink p.sh,farat e ndryshme, mishi i pulës, mishi i viçit, shpeshherë këshillohet nga mjeku dhe marrja e suplementit. Të shtohet konsumi i ushqimeve të pasura në tirosini: tirosini është një aminoacid, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm në prodhimin e hormoneve të tiroides.ushqimetewrr

Ushqime të pasura në tirosini janë mishi i pulës, peshku, produktet integrale dhe bulmeti. Shumë studime kanë vërtetuar ndikimin e Selenit në prodhimin e hormoneve të tiroides. Këshillohet marrja e suplementit në periudhën sidomos të diagnostikimit. Ushqime të pasura me selen janë arrat e Brazilit, frutat e detit dhe në përgjithësi prodhimet e detit dhe drithërat integrale, mishi i kuq gjithashtu.

USHQIMET QË DUHEN SHMANGUR

Duhet të ulet konsumi i produkteve që përmbajnë goitrogjene, pasi ato pengojnë në absorbimin e jodit. Produkte të pasura në goitrogjenë janë brokoli, fasulet e sojës, lakra e Brukselit, lakra, lulelakra, bizelet dhe farat e sinapit. Këshillohen të mos konsumohen me vakte të pasura në jod. Gjithashtu, nëse do të gatuheshin për disa minuta, do të ulej ndikimi i goitrogjenës.

SOJA DHE NËNPRODUKTET E SAJ DUHET TË ELIMINOHEN

Duhet të evitohet marrja e alkoolit dhe e kafeinës gjatë marrjes së medikamentit, këshillohet 1 orë para dhe 1 orë pas, të mos konsumohet. Në studimet e fundit është venë re te personat, që vuajnë kryesisht nga hashimoti ndikimi pozitiv i dietës pa gluten. Në këto raste, dieta nuk duhet të përmbajë gluten dhe duhet që të gjithë drithërat, buka, pastat të zëvendësohen nga produkte pa gluten.

PANORAMA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura