“Gjendja është e rëndë, për të filluar soliditetin e themelit të shtetit të vlerave dhe meritave!”- Ilir Demalia: Dëmet e tërmetit do kalojnë, por…

Dec 5, 2019 | 21:16
SHPËRNDAJE

Ilir Demalia mendon se gjendja në Shqipëri është tejet e rëndë për të filluar themelimin e një shteti solidar dhe sipas meritave.

Ilir-Demaliaj-SHBA

Sipas tij, korrupsioni i përhapur gjerësisht i shoqëruar edhe me injorancë janë pengesë në këtë drejtim.

Ai shton se pavarësisht situatës së rëndë nga tërmeti, kjo etapë do të tejkalohet por jo ajo e shkatërrimit të trurit.

Postimi i plotë:

Pas ndërtimit të “njeriut të ri” “njeriu demo(n)kratik” plotësojë përbindëshin me dy koka në shoqërinë shqiptare.

Dështim-dëshpërimi i shoqërisë shqiptare është rezultat i kolapsit të papërgjegjshmërisë, ndërgjegjes. Shkelmimit të atyre pak vlerave, meritave, dhe babëzisë së kombinuar me injorancën dhe xhahil-llikun, krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet nga lart-poshtë dhe poshtë-lart duke e shfrytëzuar nga poshtë-lart vetë shoqëria.

Gjendja është e rëndë, tepër e rëndë, për mos thënë e pashpresë, për të filluar soliditetin e themelit të shtetit të vlerave dhe meritave! Të përgjegjshmërisë dhe moralit-shtetëror të disiplinimit të shoqërisë nëpërmjet ligjit dhe shtetit të së drejtës! Shqiptarët ende nuk kanë themelet e shtetit funksional! Deri kur?!!

Dëmet e tërmetit do të kalojnë, por shkatërrimi i trurit nuk kalon… së paku i ketyre që jetojnë. Pas ndërtimit të “njeriut të ri” , njeriu demo(n)kratik plotësojë përbindëshin me dy koka në shoqërinë shqiptare. Ku përbindësh, rezulton, sëpari, në të gjitha instancat klanore, që gabimisht i quajmë institucione shtetërore. Ky përbindësh sipas modelit klanor në instancat shtetërore, kthehet në një ZOMBI kombëtar që rezulton me denatyralizimin e natyrës, asaj së cilës na ushqen me resorset e saj. Në shkatërrimin e trashëgimisë historike dhe kulturore të modeleve civilizuese te pakta që kishte dhe në ngritjen e kombinimit më të tmerrshëm psiqik, kulturor, moral, shpirtëror, artistik, kombinimi fshataro-komunist-demo(n)kratik. Ky është tërmeti i tmerrshëm shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura