Gjendet video e sekondave të fundit para se avioni të rrëzohej, njerëzit bërtisnin: O Zot (VIDEO)

Apr 1, 2015 | 14:52
SHPËRNDAJE

Një filmim celulari i marrë në bordin e fluturimit të rrëzuar tragjikisht të kompanisë Germanwings ka regjistruar momentin shkatërrues kur pasagjerët ulërasin para se të vdisnin, raportojnë mediat e huaja.

Dyshohet se kjo është fotografi e marrë në avionin fatkeq

Videoja thuhet se është gjetur mes rrënojave të avionit të rrëzuar javën e kaluar. Raportohet se në video dëgjohen pasagjerët duke bërtitur: “O Zot”, në disa gjuhë, para se avioni të godiste Alpet franceze, duke vrarë 150 njerëz në bord.

Raportohet se klipi zgjat vetëm disa sekonda dhe është rikuperuar pas gjetjes së një karte memorie të një celulari, të gjetur në vendin e ngjarjes.

Një zyrtar, që po heton aksidentin në agjencinë franceze të hetimit, BEA, tha se kjo e fundit nuk është në dijeni për ndonjë video të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura