Gjendet trupi i pajetë i burrit që u hodh në lumë, dyshimet pse ndodhi ngjarja

Aug 11, 2018 | 16:13
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjendet trupi i pajetë i 57-vjeçarit i cili dy ditë më parë dyshohet se është vetë hedhur nga ura e fshatit Rapckë në lumin Vjosë, në Përmet.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur datë 09.08.2018 ku shtetasi N.S, 57 vjeç, dyshohet se është vetë hedhur nga ura e fshatit Rapckë në lumin Vjosë ju informoj se: Pas kërkimeve të bëra përgjatë Lumit Vjosë nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Përmet dhe polumbarëve të  Reneas, mesditën e sotme  është bëre e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji i trupit të shtetasit N.S, ku nga veprimet e para të kryera nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

Hidhet nga ura në Vjosë e s’del më prej aty, dëshmitarët panë skenën. Kërkohet trupi i përmetarit

Një burrë i moshes 57-vjeçare po kerkohet pasi është hedhur nga ura në ujërat e lumit Vjosë, e nuk ka dalë më prej andej.

87768917

Sipas burimeve nga policia, behet fjale per shtetasin me inicialet N.S, i cili pasditen e të enjtes është parë nga kalimtarët e rastit.

“Më datë 09.08.2018, rreth orës 15:57, shtetasi N.S, 57 vjeç, banues në fshatin Rapck, Përmet, dyshohet se është hedhur nga ura e fshatit Rapck në lumin Vjosë dhe nuk ka dalë më. Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe polumbarët të cilët kanë filluar kërkimet përgjatë lumit Vjosë. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka qënë në gjendje depressive”, thotë policia e Gjirokastrës.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura